INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet kënga e Ermal Mamaqit me Zzap & Chriss

Konfirmohet kënga e Ermal Mamaqit me Zzap & Chriss

Publikuar më: 15:25 23-03-2016

Ermal Mamaqi po punon për të realizuar këngën e tij të re në studion e producentëve më të kërkuar të momentit.

Gjithçka nisi me një foto në Instagramin e Ermalit, ku shfaqej në studion e dyshes së njohur të producentëve, Zzap & Chriss, duke na bërë kuriozë. Pasi kontaktuam me menaxherin e Zzap&Chriss, u konfirmua lajmi se gjithçka është ashtu siç duket dhe fotoja nuk ishte dhe aq e rastësishme (pra nuk është se këngëtarit të hitit “Senorita” thjesht i qëlloi rruga në Kosovë), me dyshen që do të punojë mbi për muzikën e këngës së artistit 34 vjeçar.  Dhe natyrisht që me Ermalin në skenë situata nuk mund të kalonte pa një batutë dhe këtë herë pyeti veten se pse Zzap dhe Chriss nuk rruhen. Fatmirësisht besojmë se ky detaj që e ka “shqetësuar” nuk do t’i ndikojë në realizimin e këngës.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988