Bebe Rexha tashmë ka fituar zemrat e të rinjve në mbarë botën dhe jo vetëm me hitet e saj. Pas lajmit që është shpërndarë në media, tashmë është konfirmuar zyrtarisht data e koncertit të Bebe në tokën shqiptare. Këngëtarja e cila aktualisht po shijon suksesin e hitit më të ri në bashkëpunim me Martin Garrix “In The Name Of Love”, do të përformojë me 9 shtator, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, nga ora 18:00 deri në 24:00. Lajmi është konfirmuar nga organizatori i këtij eventi, Telekom Albania. Mirëpo këngëtarja 27 vjeçare, nuk do të vijë vetëm, sepse të ftuar të tjerë janë edhe Fatboy Slim dhe HONNE.
“No Broken Hearts”, “In The Name Of Love”, “Hey Mama”, “Me Myself and I”, fatmirësisht do të kemi mundësinë ti dëgjojmë nga afër.