Ana Lleshi, e ftuar në “Top Albania Radio”, në një farë mënyre konfirmoi lidhjen e saj, por pa dhënë më shumë komente dhe detaje. Ditën e djeshme ishte i ftuar në programin “Pardon My French” opinionisti Meridian Ramçaj. Ky i fundit ka qenë i pari që ka thënë se mes tyre po lindte diçka.
E si pasojë as ai nuk u shpëtoi pyetjeve në lidhje me këtë dashuri të re që po lind mes dy ish-konkurrentëve. Meridiani e konfirmoi publikisht, tashmë nuk do të ketë më dyshime.
“Janë shumë pozitivë të dy si natyrë… Ana duket pak grifshë, pak e egër në TV, domethënë të jep këtë përshtypje, por po të rrish me Anën është tjetër natyrë, tjetër njeri, ndërsa Arsimi është shumë i edukuar shumë i qetë… Uroj që largësia mos të ndikojë te të dy…”, tha opinionisti i njohur.