Kush mendoni se janë postimet më të pëlqyera në Instagram për vitin 2016? Meme-t e Kanye West? Belfie-t e Kim Kardashian? Selfie-t e Nick Jonas pa bluzë? Jo, 2016 është viti i Selena Gomez.
Pritej! Në fund të fundit, Gomez është mbretëresha e shumë gjërave. Albumi i saj “Revival” tregon që ajo është mbretëresha e pop-it. Fjalimi i saj prekës në AMAs 2016 dëshmon se ajo është një mbretëreshë në sytë e fansave të saj. Dhe të dhënat e fundit, konfirmojnë se ajo është mbretëresha e Instagram.
Kjo nuk është e nevojshme për tu provuar, sepse ne e dinim më parë që Selena është personazhi i famshëm me më shumë ndjekës, plot 103 milion.
Megjithatë, Instagram i çoi gjërat një hap më tej, dhe zbuloi 10 fotot më të pëlqyera në këtë rrjet social për këtë vit. Gjejeni çfarë! 8 nga 10 postimet i përkasin Mbretëreshës Gomez.
Kjo nuk është shokuese, por përmbajtja e fotove mund të ju surprizojë. Sel duket mahnitëse në të gjitha fotot, megjithatë jo të gjitha janë interesante. Në shumicën e tyre, ajo thjesht është duke buzëqeshur.
Nëse jeni kuriozë për 2 fotot e tjera, ato i përkasin as më shumë dhe as më pak se Cristiano Ronaldos, që të dyja me trofeun e Kampionatit Europian të Futbollit të zhvilluar në Francë. E njëjta histori edhe me videot e postuara, ku Selena zotëron 7 nga 10 videot më të pëlqyera.