Ndonëse ishte thënë se nuk do të kishte një seri të dytë të filmit "Deadpool", duket se kjo e fundit do të nisë xhirimet më shpejt seç e mendonim.
Sipas sajtit Heroic Hollywood, Ryan Reynolds, protagonisti kryesor në film, sapo ka përfunduar së negociuari kontratën e re me kompaninë e filmave 20th Century Fox, në mënyrë që të rrisë pagesën e tij për filmat e rinj që do të vijnë përfshirë ketu edhe rikthimin në rolin e Wade Wilson në "Deadpool 2". Po sipas Heroic Hollywood, xhirimet e filmit pritet të nisin në vjeshtën e këtij viti, sikundër planifikohet që seria e dytë të dalë në kinema në vitin 2018-të. Më konkretisht në muajin janar, kohë kur studio Fox ka rezervuar datat për disa nga filmat e saj të ardhshëm X-Men!