INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet: SHBA i refuzoi vizën kryeministrit Haradinaj

Konfirmohet: SHBA i refuzoi vizën kryeministrit Haradinaj

Publikuar më: 11:04 09-01-2018

Kryeministrit Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shkak për këtë duket se janë përpjekjet e qeverisë kosovare për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte. Lajmi i refuzimit të vizës për Haradinaj është konfirmuar nga një zyrtar i Gardës Nacionale në Lowa të SHBA-së. Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr. Ky i fundit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet, për shkak se nuk ka mundur ta marrë vizën.
“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s. Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt në ceremoni pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Të dielën mediat kosovare raportuan se Ambasada Amerikane ia refuzoi kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA. Por nga ana e tij kryeministri Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur ta marrë vizën. “Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, shkroi Haradinaj të dielën në Facebook. Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtar pas përpjekjeve të deputetëve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279