INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet vdekja e Lavdrim Muhaxherit me shokë

Konfirmohet vdekja e Lavdrim Muhaxherit me shokë

Publikuar më: 09:34 04-08-2017

Koalicioni ndërkombëtar kundër grupit militant Shteti Islamik, konfirmoi vrasjen e disa luftëtarëve nga Evropa Juglindore, përfshirë edhe disa luftëtarë shqiptarë që u janë bashkuar konflikteve në Lindjen e Mesme, mes të cilëve Lavdrim Muhaxheri.

Në një njoftim të koalicionit thuhet se Muhaxheri është vrarë në një sulm ajror të koalicionit më 7 qershor, afër Majadinit. Luftëtari nga Kaçaniku ishte udhëheqës i vetëshpallur i luftëtarëve të ISIS-it nga Kosova. Ai konsiderohej si xhihadisti më i njohur shqiptar në Siri dhe ishte drejtpërdrejt përgjegjës për nxitjen e ideologjisë radikale brenda komuniteteve evropiane dhe inkurajimin e luftëtarëve të huaj për të udhëtuar në territorin e kontrolluar nga ISIS-i.

Koalicioni antiISIS konfirmon edhe vdekjen e katër bashkëpunëtorëve të ngushtë të Muhaxherit, ndër të cilët Jetmir Ismaili, planifikues i sulmeve terroriste, i vrarë gjatë një sulmi ajror në Raka në qershor.

Rasim Kastrati, organizator i sulmeve të jashtme të ISIS-it, është vrarë së bashku me pesë luftëtarë të ISIS-it në një sulm ajror më 16 qershor, afër Majadinit në Siri.

Irfan Haqifi, një tjetër shqiptar etnik dhe zëvendës i Muahxherit, u vra në një sulm ajror të koalicionit më 7 qershor afër Kajiras në Siri. Ai ishte i përfshirë në komplotet për sulme terroriste jashtë, përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it nga Evropa Juglindore dhe kishte lehtësuar lëvizjen e tyre drejt Sirisë.

Orhan Ramadani, përgjegjës për planifikim sulmesh terroriste, është vrarë më 21 maj në një sulm ajror afër Majadinit në Siri, thuhet në njoftimin e koalicionit.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275