INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga katastrofa në Athinë, u gjet e shkrumbuar në banesë, ja emri!

Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga katastrofa në Athinë, u gjet e shkrumbuar në banesë, ja emri!

Publikuar më: 22:45 24-07-2018

Mes 76 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarret në Athinë, është edhe një grua me origjinë shqiptare.

Ajo është identifikuar si Nica Leka, me origjinë nga fshati Leshnicë i Sarandës. Gruaja është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj në zonën e quajtur Mati, një nga lagjet më të prekura nga zjarret.

Mësohet se bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq, ambasada shqiptare në Greqi ka konfirmuar se tre shtetas shqiptarë, një grua nga Berati dhe dy fëmijë nga Fieri janë mes të plagosurve por fatmirësisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri i nisur ditën e djeshme në një masiv pyjor në Atika të Athinës u përhap me shpejtësi duke kapur në befasi mijëra qytetarë. 76 është numri i viktimave, mes tyre 23 fëmijë ndërsa 162 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154