Dy orë pas regjistrimit të tërmetit të fuqishëm Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ai ka lënë pas disa dëme materiale. Bëhet fjalë për disa banesa të dëmtuara në zonën e Tiranës, Durrësit dhe Krujës.
Njoftimi i Ministrisë
Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar :
1. Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.
4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.