Saimiri ishte protagonisti kryesor i sezonit të parë të programit të dashurisë ‘’LS’’. Ai zgjodhi Merin si partneren e tij duke i shprehur publikisht dashurinë dhe duke dalë çift nga programi.
Mirëpo me postimet e fundit ai konfirmoi zërat që janë ndarë dhe se tani ndjekësit i kanë kërkuar që të kthehet në sezonit e dytë të programit, mundësi që u duk sikur po e shqyrtonte edhe vet ai.
‘’Kam pasur mesazhe të shumta për një rikthim në LS. Si mendoni ju? Po apo jo?
Pas këtij postimi, Saimiri ka vendosur se programi për të është një kapitull i mbyllur për të dhe nuk do të rikthehet.
“Edhe pse ishte një eksperiencë unike dhe e bukur për mua, kapitulli i “LS” është i mbyllur”, ka shkruar ai.