INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfiskim pasurisë së Kastriot Ismailaj, Prokuroria: Kompanitë e tij ishin fiktive

Konfiskim pasurisë së Kastriot Ismailaj, Prokuroria: Kompanitë e tij ishin fiktive

Publikuar më: 12:40 08-04-2016

Kërkohet konfiskimi i llogarive bankare të Kastriot Ismailaj, ish administratorit të DIA-s. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Gjykata të konfiskojë llogaritë bankare të biznesmenit që arrijnë vlerën e 3.2 milionë dollarë si dhe 450 mijë euro.

Në këtë përfundim ka arritur organi i akuzës, ku në konkluzionet e saj sqarohet edhe mënyrat se si janë ngritur kompanitë nga Ismailaj, që sipas organit të hetimit kanë funksionuar në mënyrë fiktive.

Sipas materialit hetimor, disa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Development Corporation Ltd”, Shoqëria AIC (Albania Investment Corporation)  shpk.;  ”Asset”,  shpk;  Debt International, Advisory – Dega  në Shqipëri”;  dhe “Vl Marketing Distribution”.

Prokuroria thotë se Ismailaj është ortak i vetëm themelues i shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd., me vendim të Gjykatës Tiranë dt. 28.12.2006, ndërsa objekti i saj ishte “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit  dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”.

Nga hetimet, rezulton se kjo shoqëri është fiktive pasi nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, ndërsa në llogaritë e kësaj shoqërie janë kryer transaksione financiare që shkojnë në miliona euro. Në asnjë rast nuk janë lëshuar kupona tatimor.

Article Logic
Execution time: 0.0033369064331055