Pas një konflikti në unazën lindore të qytetit të Shkodrës, në afërsi të një lokali, ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar nga Gruda e Re.
Të shtënat me armë zjarri kanë alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar policinë. Ndërsa i plagosuri u transportua në spital, policia arriti t’i vërë prangat autorit të ngjarjes, 60-vjeçarit Dedë Guri.
Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një armë zjarri automatik.
Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e të lënduarit është gjetur një pistoletë dhe 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.