Konfliki me thika i merr jetën një 54 vjeçari në kryeqytet. Nga të dhënat paraprake mësohet se Luan Koprenca, 54 vjeç, humbi jetën gjatë një konflikti me thika në rrugën “Llambi Bonata” në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë paraditës së ditës së hënë, rreth orës 10:20 minuta, në Kombinat. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. I palgosur është dërguar me shpejtësi në spital, por ai nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të plagëve të marrë.
Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë vendosja e një tende. I vëllai i viktimës thotë se për sherrin mes dy fqinjëve ka qenë në dijeni edhe Policia, por nuk ka ndërhyrë, duke bërë që përplasje të përfundojë në përgjakje.
Pas identifikimit të autorëve të ngjarjes nga policia, Vladimir Islami dhe Alban Hyka, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Alban Hyka në Ndroq, i cili ka pranuar krimin.