INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikt mes dy peshkatarësh në Vlorë, në gjendje të rëndë njëri prej tyre

Konflikt mes dy peshkatarësh në Vlorë, në gjendje të rëndë njëri prej tyre

Publikuar më: 10:06 14-08-2016

Një konflikt fizik për motive banale ka ndodhur mes dy peshkatarëve në Vlorë, konflikt nga i cili ka mbetur i plagosur rëndë njëri prej tyre.

Sherri ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:00, në Triportin e Vlorës pranë molit të anijeve. Erlind Lato, ka goditur me mjete të forta shtetasin E.K., 30 vjeç, me banim në Vlorë, për motive të dobëta.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e plagosjes, Erlind Lato, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416