INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikti i lindur mes Kanye West dhe Jay Z, reagon Beyonce [FOTO]

Konflikti i lindur mes Kanye West dhe Jay Z, reagon Beyonce [FOTO]

Publikuar më: 19:38 21-10-2016

Pas gjithë gjërave që Kanye West mund të bëjë, Beyonce mendon se të fyejë familjen e saj nuk duhet të jetë në listën e tij të gjërave.

Mesa duket West është tepër i mërzitur për atë çfarë i ka ndodhur gruas së tij në Paris dhe së fundmi çifti po kalon një periudhë të ngarkuar emocionalisht. Kjo i bën që të kenë sa më shumë nevojë për dashuri dhe mbështjetje nga miqtë e tyre, mbështetje të cilën, Beyonce dhe Jay Z, ua dhanë vetëm me anën e një telefonate. Mirëpo kjo nuk mjafton për bashkëshortin e Kim Kardashian, i cili shprehu pakënaqësinë e tij në koncertin në Seattle.

 

Por a nuk duhej qe Kanye dhe Jay Z te flisnin së pari me njëri-tjetrin dhe t'i sqaronin gjerat mes tyre? Beyonce është e këtij mendimi.

"Jay Z dhe Kanye janë miq prej kohësh. Nëse ata kanë probleme me njëri-tjetrin, mendoj se duhet të takohen dhe të diskutojnë privatisht."- thotë këngëtarja. Të paktën kështu është shprehur një burim i afërt për Hollyëoodlife.com. I njëjti burim ka deklaruar që Beyonce gjithashtu mendon se Kanye duhet ti shpenzojë energjitë e tij për gjëra më të rëndësishme, si për t'u kujdesur për gruan dhe fëmijet e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994