INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikti Llalla-Lu pasqyrohet në mediat ndërkombëtare

Konflikti Llalla-Lu pasqyrohet në mediat ndërkombëtare

Publikuar më: 18:54 03-02-2017

Përplasja mes ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Lalla është pasqyruar edhe në mediat e huaja. Prestigjozja “Washington Post” botoi artikullin “Kryeprokurori shqiptar konfrontohet me ambasadorin e SHBA-ve”. 

“ Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë është përfshirë të enjten në një konfrontim të ashpër, flakë për flakë me ambasadorin e SHBA-së, i cili e akuzoi atë për pengimin e reformës gjyqësore që është thelbësore para se të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në BE”.
Ndërsa artikulli i zgjeruar përshkruan me detaje të gjitha akuzat e kundër akuzat midis palëve. Edhe mediat greke i kanë kushtuar vëmendje këtij konflikti të pazakont mes nje zyrtari të lartë dhe diplomatit të SHBA-s. BRIEFING News ka botuar një artikull për polemikat e ashpra mes Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, dhe ambasadorit Lu. Ky konflikt sipas kësaj medias greke mori përmasa diplomatike .

“Diplomati amerikan akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm të vendit se është duke punuar kundër reformës për drejtësi në vend, e cila konsiderohet sfida e madhe e BE-së, SHBA dhe Shqipëria. Ambasada Amerikane ka anuluar dhe mohoi vizat për në SHBA për vetë Prokurorin e Përgjithshëm dhe gruan e tij, dhe shtatëdhjetë prokurorët dhe gjyqtarët të tjerë në Shqipëri. I menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili, me anë të drejtoreshës së zyrës së tij, akuzoi diplomatin amerikan për ndërhyrje në procesin gjyqësor”.
Edhe media serbe nuk e kanë lënë pa pasqyruar këtë konfrontim.
“Prokurori i Përgjithshëm Shqiptar shpërthen ndaj ambasadorit të SH.B.A”.-raporton B92. “Sipas prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu është fajtor për "sulme diplomatike dhe shantazh". Ambasadori më herët e akuzoi atë për pengimin e reformës gjyqësore që është thelbësore para setë nisin bisedimet për anëtarësim në BE”-vijon artikullin media serbe duke zbardhur të gjitha akuzat mes dy palëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436