INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikti politik po i ‘mbyt’ të gjithë, ja efektet në biznes dhe tregti

Konflikti politik po i ‘mbyt’ të gjithë, ja efektet në biznes dhe tregti

Publikuar më: 10:23 09-07-2019

Konflikti i stërzgjatur politik në Shqipëri duket se po jep efekt edhe tek ekonomia dhe biznesi. Edhe konsumatori është shprehur pesimistë.

Në anketimet që janë bërë nga Banka Qendrore për të vrojtuar besimin tek ekonomia e vendit, tregon se besimi gjatë tremujorin e dytë të 2019-ës ka rënë, kryesisht në sektorin e industrisë (TBI) me 2.3 pikë e shkaktuar nga rënia e prodhimit.
Trend rënës kanë shfaqur edhe gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet dhe pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm.
Për sa i takon ecurisë së prodhimit në tremujorin e ardhshëm, bizneset e sektorit të industrisë presin përmirësim të tij. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve rezultoi rreth 0.3 pikë përqindje më e ulët se një tremujor më parë.
Edhe normat e besimit tek sektori i ndërtimit ka rënë. Sipas ankeës së BSH në sektorin e ndërtimit është shënuar një rënie me 1.1 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, por vijon të mbetet mbi mesataren historike të tij.
Pesimizmi është shtrirë edhe tek tregtia që gjatë 3-mujorin e dytë të 2019 ka shënuar rënie me 1.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë.Treguesi i besimit konsumator (TBK) ka rënë me 2.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë duke frenuar rritjen në të dy tremujorët e mëparshëm. Rënia e besimit konsumator ka ardhur si pasojë e gjykimit të situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend me 4.6 pikë përqindje, situatës financiare të pritur të familjeve me 3.6 pikë përqindje dhe situatës së të ardhurave dhe shpenzimeve me 1.0 pikë përqindje. Kurse treguesi i blerjeve të mëdha ka qëndruar pothuajse në vlerën e shënuar një tremujor më parë (+0.1 pikë përqindje).

Ai që ka shënuar rritrje është treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) me 2.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë dhe mbetet mbi mesataren historike të tij.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916