Prona ka qenë arsyeja që vëllai ka qëlluar me armë zjari vëllanë tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës në fshatin Kosmaç, ku autor është vëllai i të lënduarit.
A.Z 64 vjeç u plagos me armë zjarri nga vëllai i tij, 52-vjeçari Din Z., me banim në Vaun e Dejës. 64-vjeçari ka shkuar i plagosur në spitalin rajonal rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm, ku më pas urgjenca ka njoftuar policinë.
Brenda një ore, nga hetimet e kryera policia zbuloi se autor ishte i vëllai, i cili u vu në pranga brenda një ore nga raportimi i ngjarjes.
Policia gjeti dhe sekuestroi armën.
I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal Shkodër duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa vëllai i tij ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale