Ambasada e SHBA në Tiranë nëpërmjet një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të japin mendimin e tyre në lidhje me temat që duan të diskutohen për vitin e ardhshëm, qofshin këto paqartësi mbi lotarinë Amerikane.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Ambasada shprehet e gatshme, për kërkesat dhe informacionet e nevojshme që kanë qytetarët jo vetëm për lotarinë, por edhe për vizat e studentëve dhe tema tjera.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Këtë javë, Kenny dhe unë do të shkojmë për disa ditë pushimi në Pogradec. Jemi duke bërë planet për vitin e ardhshëm. Do donim të mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin e ardhshëm. Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e Bashkuara? Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në mënyrë që t'i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës. Si gjithmonë, ne mirëpresim t'iu përgjigjemi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me vizat!