INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kongresi Amerikan, 8 mln dollarë për të luftuar propagandën ruse në Maqedoni

Kongresi Amerikan, 8 mln dollarë për të luftuar propagandën ruse në Maqedoni

Publikuar më: 12:34 17-09-2018

Moska po bën përpjekje të mëdha për të dështuar referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni. Raportimi vjen nga New York Times dhe sipas saj qëllimi kryesor i kësaj fushate propagandistike që zhvillohet në rrjetet sociale dhe mediat maqedonase është parandalimi i anëtarësimit në NATO. Gazeta amerikane tha se Kongresi Amerikan ndau 8 milionë dollarë nga fondet buxhetore në fillim të vitit 2017 për të luftuar propagandën ruse në Maqedoni, por paratë ende nuk janë përdorur.
Qeveria e SHBA ka ndarë 2 milionë dollarë për Maqedoninë për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit. ku sot ndërkohë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili është zyrtari më i lartë i SHBA që viziton Shkupin, ju kërkoi maqedonasve të votojnë në referendum. Këto para janë pjesë e 120 milion dollarëve që Kongresi i ka ndarë në vitin 2016 dhe 2017 për të ndalur vendosmërisht përpjekjet e Rusisë, për të përhapur lajme të rreme dhe hakuar sistemet e institucioneve demokratike dhe në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.
"Rusia po përpiqet ta bindë Maqedoninë se do të braktiset nga Perëndimi, se Rusia ka një ndikim të qëndrueshëm në Ballkan, por kjo nuk është e vërtetë" tha Pentagoni.
Tërheqja e vendit në orbitën e NATO-s, nëpërmjet ndryshimit të emrit, do të zvogëlojë ndikimin e Moskës në rajon. Nuk ka dyshim se Moska financon grupet pro-ruse në Maqedoni për dështimin e referendumit mbi emrin e vendit, tha sekretari i mbrojtjes i SHBA, James Mattis në Shkup.
Më 30 shtator maqedonasit do të votojnë nëse do të miratojnë emrin e ri Maqedonia Veriore në një përpjekje për të qetësuar Greqinë, e cila për vite ka bllokuar rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Por çdo përparim drejt anëtarësimit në NATO të vendit ballkanik, është fuqimisht kundër Rusisë, e cila nuk dëshiron që Aleanca të zgjerohet në zona që dikur ishin nën ndikimin e Moskës, tha Washington Post.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561