INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kongresi i Ps- Meta: “ Reforma në drejtësi dhe Reforma zgjedhore, një mesazh i rëndësishëm”

Kongresi i Ps- Meta: “ Reforma në drejtësi dhe Reforma zgjedhore, një mesazh i rëndësishëm”

Publikuar më: 14:10 19-03-2016

Në fjalimin e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka vënë theksin tek Reforma në drejtësi dhe tek ajo zgjedhore.

Meta tha se gjatë këtyre tre viteve janë zhvilluar reforma të rëndësishme në vend të cilat kanë arritur ta shpëtojnë ekonominë nga kolapsi ekonomik. “Reforma më e madhe është ajo në fushën e drejtësisë dhe realizmi i saj do përcjellë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë””, theksoi Meta teksa vazhdoi më tutje, “sot jemi në momentin më të rëndësishëm për finalizimin e këtyre reformave, asaj në drejtësi që është momenti më i rëndësishëm për të garantuar të gjitha reformat edhe në fusha të tjera. Duke realizuar këtë reformë dhe duke miratuar paketën kushtetuese, javët e ardhshme do japim një mesazh shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe partnerët tanë. Kjo ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor, forcimin e ligjit kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht edhe me rritjen e besimit për investitorët vendas dhe ata të huaj te ekonomia jonë”.

GJatë fjalës së tij, Meta theksoi se një tjetër reformë e rëndësishme është ajo zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Kemi në këto momente edhe reformën zgjedhore, e cila duhet të sjellë edhe një hop tjetër cilësor , e cila duhet të sjellë zgjedhje me standarde evropiane. Ne kemi arsye për tú krenuar sepse për herë të parë garantuam barazi gjinore në këshillat bashkiakë dhe duhet ndjekur edhe gjatë zhvillimit të reformës zgjedhore. Sepse shikoj këtu mjaft zonja dhe vajza, sepse në Parlamentin tjetër të kemi edhe mjaft gra siç kemi në Këshillin bashkiak të Tiranës”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822