INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kongresi i Ps- Ruçi,  thumbon Koço Kokëdhimën, falenderon Fatos Nanon. Reagon Kokëdhima...

Kongresi i Ps- Ruçi, thumbon Koço Kokëdhimën, falenderon Fatos Nanon. Reagon Kokëdhima...

Publikuar më: 16:35 19-03-2016

Fjalimin e radhës në Kongresin e Ps e ka mbajtur edhe një prej figurave kyçe në drejtimin e Ps-së,

Gramoz Ruçi. Në këtë fjalim, ai thumboi  krahun e djathtë të Edi Ramës, deputetin Koço Kokëdhima.

Edhe pse ai nuk oërmendi emra, u arrit të kuptohej se kritikat i drejtoheshin pikërisht Kokëdhimës dhe propozimeve të tij për projekte pilote. Ndërkohë Gramoz Ruçi falenderoi  veçanërisht Fatos Nanon i cili duket se është rikthyer në vëmëndjen e të gjithëve në këtë Kongres, më shumë se asnjëherë tjetër.  “Unë jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar në të gjithë territorin dhe jo për të ashtuquajturin projekt pilot në emër të ashtuquajturës reformë në parti për të krijuar një çorganizim të organizuar që dëmton frymën dhe veprimin politik.Dy persona nuk mund të harrohen, i cili me mendje dhe me zemër ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mes nesh, jetë të gjatë të dashurit tonë Dritëro Agolli.

Një falënderim të posaçëm, atij që themeloi Partinë Socialiste dhe e drejtoi për 15 vjet, të reformimit të partisë sonë, të atij që bëri 4 vite burg vetëm se ishte ne krye të partisë tonë. Atij që me dorëheqjen e tij në vitin 2005 dha modelin e parë dhe të fundit për demokracinë në Shqipërinë, Fatos Nano. Por pas kësaj deklarate të Ruçit, është marrë menjëherë reagimi i Kokëdhimës i  cili tha se nuk ka patur asnjë përplasje mes tij dhe zotit Ruçi. 

Article Logic
Execution time: 0.0054240226745605