INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kongresmenët amerikanë: Rusia vë në rrezik zgjedhjet në Shqipëri

Kongresmenët amerikanë: Rusia vë në rrezik zgjedhjet në Shqipëri

Publikuar më: 21:58 18-03-2017

Zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik nga ndikimi i fushatave propagandistike dhe sulmeve kibernetike ruse.

Lapsi.al raporton se kjo thuhet në rezoluten e 11 kongresmenëve republikanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e depozituar në Dhomën e Kongresit, ku kërkohet ndalimi i përfshirjes së Rusisë në këto fushata dhe vendosja e sanksioneve ndaj tyre. Të nisur nga akuzat e përfshirjes ruse në procesin zgjedhor amerikan, kongresmenët kanë listuar edhe raste të tjer ku shtete të ndryshme kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët janë futur në server të rëndësishëm duke ndikuar edhe në procesin zgjedhor. Në rezulotë thuhet: “Zyrtarët ruse kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”. Kongresmenët amerikanë bëjnë thirrje për kujdes të veçantë në një kohë kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia dhe shtete të tjera kanë planifikuar të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, presidenciale apo lokale.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947