INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kongresmenja amerikane në mbështetje të emigrantes që do të deportohet në Shqipëri

Kongresmenja amerikane në mbështetje të emigrantes që do të deportohet në Shqipëri

Publikuar më: 13:13 10-11-2017

Denada Rondos, një emigrante shqiptare, gruaja e një pronari lokal, pritet të deportohet nga Amerika drejt Shqipërisë në fillim të javës së ardhshme. Rondos, nënë e tre fëmijëve, po përballet me urdhrin për t'u larguar nga vendi deri të hënën. Ajo erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2002 dhe ka aplikuar për azil. Zëdhënësi i Emigracionit dhe Doganës Khaalid Walls tha të premten se Rondos u urdhërua të largohet nga një gjykatës i emigracionit në vitin 2009. Vendimi u miratua pas një ankese në Bordin e Apelimit të Emigracionit. "Në një ushtrim të diskrecionit, ICE ka lejuar zonjën Rondos të mbetet e lirë nga paraburgimi me kërkesat e raportimit periodik," tha Walls në një deklaratë. "Agjencia do të vazhdojë të monitorojë nga afër çështjen e saj për të siguruar largimin e saj në përputhje me urdhrin e saj përfundimtar . Por kongresmenia demokrate amerikane Elizabeth Esty, tha se shpreson që autoritetet federale të japin një mundësi qëndrimi për Rondos; gruan e restorantit lokal Viron Rondo. "Ka një arsye pse familja Rondos ka marrë dhjetëra letra që mbështesin kërkesën e tyre për të lejuar Denadën të qëndrojë në këtë vend: Ata punojnë shumë, janë shumë bashkëpunues me komunitetin e tyre dhe ndajnë vlerat që i kemi të shtrenjta në Konektikat", tha Esty në një deklaratë të enjten. "Ne duhet të mirëpresim njerëz si Denada në vendin tonë me krahë të hapura, jo t'i hedhim ato për t'u përballur me një të ardhme të pasigurt në një rajon të rrezikshëm"-deklaroi kongresmenia. Esty shpreson që ICE do ti jap Denada Rondos një mundësi duke anuluar kërkesën për deportim në mënyrë që ajo të mund të qëndrojë për ta çuar çështjen e saj në gjykatë.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154