Konjaspori prezanton talentin nga Shkupi.
Konjaspori do të ketë sërish futbollist shqiptar në ekip, pasi sot ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Erdon Daci, 19-vjeçarin që është formuar si futboll me Vardarin e Shkupit dhe tanimë transferohet më Turqi.
Daci ka firmosur për tri vite me ish-skuadrën e Alban Mehës dhe normalisht është i kënaqur për këtë gjë.
“Jam tepër i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të Konjaspor. Kushtet janë fenomenale. E imja është që të punojë dhe sa më shpejt të arrijë në formacionin e parë të Konjasporit. Besoj se me ndihmën e Zotit ky transferim te kjo skuadër do më hap rrugët për të bërë edhe ndonjë hap më të madh në karrierën time. Ky është vetëm fillimi”, – është shprehur për “infoSport.mk” Daci, i cili fillimisht do të angazhohet me ekipin e dytë të Konjaspor, pasi aty do të ketë mundësinë të luajë dhe të rritet si futbollist.