Ditën e sotme është konkretizuar me fluturimin e parë, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Izraelit për nisjen e fluturimeve.
Pak orë më patë në airportin Nënë Tereza në Tiranë ka arritur, avioni i parë i nisur nga Izraeli.
Lajmin e mirë e ka bërë publik ambasadori izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, nëpërmjet një statusi në Twitter.
Ky vendim u paralajmërua që në janar të këtij viti, pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit zhvilluan konsultime diplomatike në një takim në fund të viti 2017, ku u ra dakord për nisjen e fluturimeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.