Anastasya Kvitko është një ndërmarrëse dhe modele e njohur me origjinë ruse e cila ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimisht në Miami, ku ka filluar dhe karrierën si modele për të lëvizur pastaj në Los Anxhelos.
24 vjeçarja falë formave të saj trupore ka arritur të marrë vëmendje të madhe nga publiku, dhe tani në llogarinë e saj të Instagramit numëron më shumë se 10 milion ndjekës.
Kvitko mund të cilësohet si një nga konkurentet më të ‘rrezikshme’ të Kim Kardashian për sa i përket formave trupore.
Ajo edhe pse në moshë mjaft të re ka arritur që të marrë vëmendje të madhe nga publiku nga e gjithë bota.
Kujtojmë se karriera e saj si modele po vazhdon me hapa të mëdhenj dhe ëndrra e saj për një karrierë të bujshme në këtë fushë po bëhet realitet.