INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Konkurentja e Maqedonisë në Eurovision merr propozim live për martesë [VIDEO]

Publikuar më: 09:20 12-05-2017

Këngëtarja maqedonase, Jana Burçeska me këngë e saj “Dance Alone” nuk arriti të hyjë në finalen e Eurovizionit, që do të mbahet të shtunën, por asaj i ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

Në finale shkojnë Bullgaria, Bjellorusia, Kroacia, Hungaria, Danimarka, Izraeli, Rumania, Norvegjia, Hollanda dhe Austria.

Megjithatë, Aleksandar nga grupi i saj “Off Beats” i ka propozuar Jana Burçevskës, duke i dhuruar unazën e martesës para miliona shikuesve, në mes votimeve për Eurosong.

Ata kanë qenë së bashku për dy vjet dhe se presin fëmijë.

Festivali Evropian i Këngës, shkurt i njohur si "Eurovisioni" është një konkurrim ndërkombëtar muzikor evropian, i cili zhvillohet çdo vit, që nga viti 1956. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa vende aziatike dhe afrikane si Izraeli, Turqia dhe Maroku. Për këtë qëllim çdo shtet pjesëmarrës ka të drejtën të prezantojë një këngë në këtë festival muzikor.

Ky konkurs ndërkombëtar, i cili përbëhet nga gjysmëfinalja dhe finalja, sipas rregullores mbahet në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm. Spektakli ndahet në dy pjesë, në atë të prezantimit të finalistëve që zgjat rreth dy orë dhe në atë të dhënies së pikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268