INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konkurrencë me Beniadën pasi të bëhet pjesë e ''Procesi Sportiv''?! Alesia Bami ka dy fjalë për të thënë!

Konkurrencë me Beniadën pasi të bëhet pjesë e ''Procesi Sportiv''?! Alesia Bami ka dy fjalë për të thënë!

Publikuar më: 19:38 18-01-2022

Disa javë më parë Beniada Nishani mori një propozim mjaft të bukur për të qenë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”. Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar moderatorja Alesia Bami, e cila u pyet se sa e gatshme është të mirëpresë Beniadën në “Procesi Sportiv” ku bashkëprezanton me Manushin.

Alesia tha se Beniadën e ka ndjekur në Big Brother dhe i duket vajzë pozitive.

"Beniadën e kam ndjekur më shumë në Big Brother Vip, por e kemi pasur disa herë të ftuar edhe në “E Diell”. Më duket shumë pozitive dhe mendoj që do t’i duhet studios së Procesit Sportiv me atë energjinë pozitive që ka", tha Alesia.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273