Gjithmonë na ka konfuzuar lidhja e vajzave me futbollin, por duket se nuk është dhe aq e keqe.
Këtë të shtunë moderatorja sportive e Digitalb Lei Kraja dhe Kilda Hysenbegasi kanë zhvilluar një sfidë futbolli në Pop Culture.
Gjatë sfidës ato kanë folur edhe për konkurrencën, e cila ndihet ndjeshëm në ekran dhe veçanërisht në fushën e sportit. Ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë pikërisht mendimi u Leit për konkurrencën. E pyetur se kë ndjen si konkurrente moderatorja ka treguar:
“Konkurrenca më pëlqen sepse të stimulon, të motivon. Kur nuk ke konkurrencë nuk ke një motivim. Unë të gjithë i kam konkurrentë. Sa më shumë konkurrencë ka më shumë sukses!”
Në një kohë kur të gjithë luftonë konkurrencën duket se Lei ka vendosur të shohë anën pozitive të saj...