Olsi Bylyku është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në klipin prezantues, Olsi tha se do e marrë këtë eksperiencë si sfidë për të provuar veten. Aktori tha se nuk ka hyrë për të gjetur dashurinë, por çdo gjë do ja lë kohës.
"Hyrja ime në Big Brother është një sfidë për mua. Dua të provoj veten time se sa i aftë jam për të rezistuar në atë shtëpi. Në profesion i kemi treguar vlerat tona, por ka ardhur koha t'i tregojmë edhe vlerat tona si njerëz në një shtëpi me shumë banorë. A do dashurohesha brenda shtëpisë së Big Brother? Dashuria nuk pyet, por qëllimi im nuk është të hyj të dashurohem apo mos të dashurohem. Çdo gjë ja kam lënë një reality", tha Olsi.