Pas përfundimit të Përputhen, konkurrentët e Përputhen +40 vijojnë të jenë në emision për të gjetur dashurinë. Ndërkohë që së fundmi është transmetuar takimi i Ilirit dhe Gilbertës. Ky ishte takimi i parë pasi ata u deklaruan se në emision do të jenë vetëm për njëri-tjetrin.
Iliri dhe Gilberta kanë dhuruar një kërcim shumë romantik ku nuk kanë munguar dhe puthjet në buzë.
Dyshja kanë dhuruar emocione tek publiku dhe konkurrentët e tjerë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve për takimin dhe kërcimin e tyre. Njëri prej atyre që ka komentuar ka qenë edhe ish konkurrenti i Përputhen, Juli.
Ai ka uruar çiftin duke shkruar: “Të trashëgohen, ç’tu thotë vëllai… ne të tjerët rrimë frymë sytë ?”, koment i cili ka marrë shumë reagime.