INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konkurrenti i ''Për’puthen'' bëhet ''mollë sherri'' mes Melisës dhe Sindit: Nuk prite, iu turre me vrap…

Konkurrenti i ''Për’puthen'' bëhet ''mollë sherri'' mes Melisës dhe Sindit: Nuk prite, iu turre me vrap…

Publikuar më: 15:38 08-01-2021

Së fundmi në “Përputhen” ka ardhur një djalë i ri i cili i ka trazuar që tani ujërat mes vajzave. Murati një shtetas turk që jeton dhe punon në Shqipëri është zgjedhur fillimisht nga Melisa e cila ka zhvilluar një takim me të dhe menjëherë më pas ka qenë zgjedhja e Sindit.

Por duket se kjo zgjedhje e saj ka shkaktuar debat në studio me Melisën. Tashmë dihet që vajzat nuk shkojnë mirë me njëra tjetrën dhe në çdo rast kapën edhe për detaje në dukje të parëndësishme.

Pasi Sindi zgjodhi Muratin, Melisa duke qeshur i thotë se e zgjodhi Muratin menjëherë pasi pa takimin me Melisën, nga frika se mos i ikte nga duart. Kaq ka mjaftuar që të nisë sërish një sherr mes vajzave, ndërsa kanë ndërhyrë edhe disa nga djemtë.

Më pas Melisa vendos të zgjedhë Athdeun i cili fillimisht refuzon duke thënë që të ndajnë mëdysh Muratin, pasi ai nuk pranon të takohet me të.

Por pasi Melisa e sqaron situatën me të, ai ndryshon mendje dhe pranon të dalë në takim me të.

Debati mes vajzave:

Melisa: Sa shpejt mi, këto prirjet e reja veç me i kap se ke frikë mos të ikin nga duart.

Sindit: S’më ikën gjë nga duart mua. S’ma ka vënë njeri x këtu kështu që…

Melisa: Po të kanë thënë pulë e lagur…

Sindi: Secili ka vendin e vet, nëse Murati ndjen diçka për ty më vonë është zgjedhja e vet.

Sindi: Takimi me ty vërtetoi diçka dhe dua ta njoh më shumë.

Melisa: Të pëlqeu si fliste me mua?

Sindi: Jo ndaj teje.

Melisa: Unë i bëj pyetje një orë e kjo vazhdon dërr derr.

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988