Një moment i sikletshëm ka ndodhur për Bora Zemanin gjatë puntatës së sotme të “Përputhen”. Pasi Shqipja tha se do e vazhdojë njohjen me Giussepen, ky i fundit shkoi ta puthë i lumtur. Nga entuziasmi, pas Shqipes, Giussepe puthi edhe Linditën e më pas shkoi tek Bora. Moderatorja u largua me të shpejt duke thënë “Jo mua jo”, teksa konkurrentët nisën të qeshin nga situata që u krijua.