Gjatë takimit me Fjorin, Xhaferri u shpreh se në “Për’puthen” ka konkurrentë që janë aty për famë, madje kanë të dashur jashtë.
Ai nuk tha emra konkretë, por pas këmbënguljes së moderatores ai përmendi emrin e Efit, si vajza që është e lidhur jashtë, sipas tij.
Efi, e cila përballet për herë të dytë me akuza të tilla, reagoi menjëherë.
Efi: A e ke menduar mirë këtë që the. Kush është i dashuri im
Xhaferri: Ik mor
Efi: Kujt i flet ashtu
Xhaferri: Ty
Efi: Kur të kesh fakte hape gojën, kur s’ke qepe
Xhaferri: Mirë
Xhaferri nuk tregoi asnjë provë, por tha se “publiku mos të më besojë por në fund do ta kuptojë”.