Në natën e 9-të të spektaklit "Love Story", Saimiri ka zgjedhur për takim Generdën. Dyshja kanë konsumuar bashkë mëngjesin dhe më pas kanë dalë për shopping.
Generda është futur bashkë me të në dhomën e zhveshjes dhe kanë shkëmbyer puthjen e parë mes tyre. Konkurrentja tentoi të futej fshehurazi në dhomë, por Saimiri e pa, e kapu nga krahu dhe dyshja nuk i rezistuan dot njëri-tjetrit.
Përpos kontaktit fizik, Saimiri dhe konkurrentja i kanë lënë nofka njëri-tjetrit, si arush apo pëllumb i bardhë.
Saimiri: Kur jam me ty kam një ndjesi sikur të njoh me vite, jo sikur është takimi i dytë. Flasim pa komplekse.
Generda: Ti i plotëson të gjitha, kur jam me ty je si mbrojtës. Je si arush, kështu i madh, më transmeton ngrohtësi.
Saimiri: Edhe un do ta gjej një nofkë për ty…je pëllumb i bardhë.