Ajo është një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e përfolur në mediat rozë. Behet fjalë për moderatoren Leila Kraja e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” nga Xhesi Muçaj.
Ajo është konsideruar si gazetarja e sportit më e ngacmuar nga futbollistat shqiptarë, por Leila e mohoi këtë duke u shprehur se futbollistat para ndeshjes janë shumë të emocionuar, kanë stres dhe nuk e kanë aspak mendjen për femra.
Xhesi Muçaj: Ti je konsideruar si femra që ngacmohet më së shumti nga futbollistët shqiptarë.
Leila Kraja: Nuk e di, ku janë këta futbollista? Jo nuk është se më ngacmojnë. Njerëzit nuk e kuptojnë që para një ndeshje, futbollistët nuk e kanë fare mendjen për të ngacmuar, kanë emocione dhe streset e veta. Nuk e kanë mendjen tek femrat, e kanë mendjen tek fusha lojës sepse është një presion shumë i lartë, ndërsa mbrapa lojës nuk mbajm përgjegjësi (qesh).