INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumatorë të rregullt të patateve të skuqura? Duhet ta lexoni patjetër këtë studim

Konsumatorë të rregullt të patateve të skuqura? Duhet ta lexoni patjetër këtë studim

Publikuar më: 12:34 13-06-2017

Konsumimi i shpeshtë i patateve të skuqura rrisin rrezikun për një vdekje në moshë më të re.

Ky ka qenë zbulimi i fundit që shkencëtarët kanë vërtetuar për të gjithë personat që janë konsumatorë të rregullt të patateve.

Në kryerjen e këtij hulumtimi morën pjesë 4.440 njerëz të moshës 45-79 vjeç për një periudhë 8 vjeçare.

236 pjesëmarrës vdiqën nga fundi i periudhës 8 vjeçare të hulumtimit.

Sipas Jessica Cording nuk u gjet një lidhje direkete midis njerëzve që hëngrën patate të pjekura dhe vdekjes, por gjetën një lidhje midis konsumit të shpeshtë të patateve të skuqura dhe rritjes së rrezikut të vdekjes.

Pasi patatet e skuqura janë një ushqim që përmban shumë kalori, natrium dhe shumë yndyrë dhe nëse ato nuk shoqërohen me ushqime të tjera si perime janë ende dhe më të dëmshme.

Cording theksoi se personat të cilët konsumonin dy herë në javë patate të skuqura kishin më shumë gjasa që të prekeshin nga sëmundje të ndryshme pasi kishin një sistem imunitarë të dobët.

Ajo sugjeron që konsumimi i patateve të skuqura të shoqërohet me një dietë të shëndetshme.

Article Logic
Execution time: 0.015815019607544