INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumi i alkoolit në adoleshencë, rrit riskun për sulme në zemër dhe tru

Konsumi i alkoolit në adoleshencë, rrit riskun për sulme në zemër dhe tru

Publikuar më: 11:53 29-08-2018

Konsumimi i alkoolit lejohet vetëm për personat mbi 18 vjeç, pavarësisht se rregullat në të gjithë botën e kërkojnë këtë gjë, të rinjtë e ditëve të sotme nuk e respektojnë.

Konsumimi i alkoolit i adoleshenteve 17 vjeçar po rrezikon seriozisht shëndetin e tyre raporton një studim i fundit nga Avon Longitudinal Study of Parents and Children.

Një studim 4 vjeçar vuri re se konsumimi i alkoolit në moshë të re shkaktonte një dëmtim të artereve.

Dobësimi i tyre pasohej me një rritje të riskut të problemeve të gjakut ku në rastet më të rënda të rinjtë mund të përballshin me goditje të ndryshme në tru dhe zemër kur të arrinin në një moshë madhore.

Por nëse konsumi i alkoolit shoqërohej dhe me duhanin risku për dëmtim të arterieve rritej.

_103196613_beerglassesgetty.jpg

Megjithatë studiuesit vunë re se në momentin që të rinjtë braktisin cigaren, arteriet riktheheshin në gjendjen e tyre normale.

Duke parë të dhënat udhëheqësja e studimit Dr Marietta Charakida këshillon që adoleshentet të mos konsumojnë cigare dhe të ulin sasinë e alkoolit që konsumojnë.

Pasi në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre dhe në rastin e cigares dhe të afërmeve të tyre.

Ndër të tjera ajo deklaron se në familjet që konsumohet alkool dhe duhan fëmijët kanë më shumë gjasa që ti fitojnë këto vese të këqija.

Prandaj ndërgjegjësimi i të rinjve nis me ndërgjegjësimin e prindërve./INTv.al/

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917