INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Konsumi i cigareve elektronike rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës [Video]

Publikuar më: 17:37 02-02-2017

Pirja e cigare elektronike, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky është rezulati i një studimi të ri, te kryer nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë. Shkencëtarët kanë parë se te përdoruesit e zakonshëm të cigareve elektronike niveli i adrenalinës në zemër është më i lartë si dhe u vu re rritje e stresit oksidativ. Bëhet fjalë për faktorët e rrezikut që lidhen me sëmundje kardiovaskulare. Cigaret elektronike të cilat u nxorën në treg për herë të parë në vitin 2005 në Angli dhe një vit më vonë në Amerikë kanë gjetur një përdorim të gjerë sidomos në mesin e të rinjve. Kjo për faktin se këto lloj cigaresh nuk kanë tymin e rrezikshëm të katranit dhe monoksidit të karbonit që zakonisht gjendet te cigaret tradicionale. Por, studimi ka treguar se ky produkt mund të jetë po aq i rrezikshëm, madje edhe më shumë se sa duhani tradicional. Pjesë e studimit, të kryer në Universitetin e Kalifornisë u bënë 23 përdorues të përhershëm të cigareve elektronike si edhe 19 persona qe nuk kishin tymosur asnjehere cigare tradicionale ose elektronike. Studiuesit gjetën se përdoruesit e përhershëm të cigareve elektronike janë më të prirë se sa jo-duhanpirësit për të patur nivele te rritura të adrenalinës në zemër dhe rritje të stresit oksidativ. Stresi oksidativ përshpejton progresin e shumë sëmundjeve si : Hipertensionin arterial ; Aterosklerozën; Infarktin ; Isheminë Cerebrale ,sëmundjen e Parkinsonit dhe Alzaimerit . Në fakt ajo çfarë kardiologët kishin menduar se do të mbronte zemrën u gjet se është në gjendje të shkaktojë dëmtimin e mëtejshëm të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721