INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i kafesë në Shqipëri, ulet me 4.6% importi në 2017

Konsumimi i kafesë në Shqipëri, ulet me 4.6% importi në 2017

Publikuar më: 13:29 12-03-2018

Shqiptarët ulin konsumimin e kafenesë në vitin 2017. Për herë të parë në vitin që lamë pas importi e kafesë shënoi ulje, pas një rritje të qëndrueshme vit pas viti që prej shembjes së regjimit komunist kur Shqipëria u përfshi në ekonominë e tregut. Është Ministria e Financave e cila thotë zyrtarisht se importi i kafesë u ul me 4.6% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave gjatë 2017 janë importuar 8485 tonë kafe ose 409 tonë më pak se në vitin 2016. Kjo ishte hera e parë të paktën që nga viti 2007 që importet e produktit vijnë më rënie.

Ekspertët e tregut pohojnë se importet po reflektojnë konsumin në rënie të këtij produkti. Kjo po reflektohet edhe në tranzicionin që po kalojnë bar-kafetë, disa prej të cilave në zonat më popullore të Tiranës po zhvendosen në aktivitet te tjera.
Teksa importet janë ulur, çmimi më pakicë i kafesë është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2017, çmimi i kafesë pësoi një rritje vjetore me 1.2%, niveli më i lartë që nga viti 2013.
Ka disa paradokse në biznesin qe kafesë. Shqipëria megjithëse ke numrin më të lartë të bizneseve të bar kafesë në Europë, konsumin e kafesë për frymë e kemi ende të ulët.
Megjithëse shqiptarët akuzohen për kohën e tepruar të qëndruarit në kafene, sërish sasia e konsumit të kafenesë nga shqiptarët është e ulët. Sipas të dhënave thuhet se një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373