INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi e tepërt i kësaj ëmbëlsire sjell dëmtim të zemrës [VIDEO]

Konsumimi e tepërt i kësaj ëmbëlsire sjell dëmtim të zemrës [VIDEO]

Publikuar më: 12:02 01-11-2017

Administrata e ushqimit dhe drogës nga ngritur alarmin se shumë njerëz janë paraqitur me ritme të parregullta zemrës pas natës së Halloween-it.

Sipas tyre shkak për këtë janë konsumimi i tepërt i haribove të zeza që janë dhe të preferuara për këtë festë.

Ekspertët paralajmërojnë që konsumimi i i ëmbëlsirave të zeza duhet të jetë i pakët pasi ato shkaktojnë ritme të parregullta. 

Sipas mjekëve haribot e zeza që përgatiten me xhelatin të zezë kanë në përbërje dhe glycyrrhizin, agjent ëmbëltues i cili merret nga rrënjët e shkurreve.

Konsumimi i tij në mas sjell një rënie të nivelit të kaliumit i cili ndikon drejtpërdrejt dhe në ritmit jo normal të zemrës, ku në disa raste mund të jetë dhe fatale.

Likuiricia, shkurrja nga e cila merret dhe përbërësi kryesor i kësaj ëmbëlsirë rritet në Turqi, Greqi dhe Azi.

Kryesisht ajo përdoret për ilaçet që kurojnë sëmundjet si ulcerë, bronke, kollën dhe infeksione të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0050859451293945