INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i dy kafeve në ditë, rrit rrezikun për abort

Konsumimi i dy kafeve në ditë, rrit rrezikun për abort

Publikuar më: 21:40 24-03-2016

Një nga shkaqet që çon në abort të mundshëm, të padëshiruar  te gratë shtatëzëna është konsumimi i kafeinës. Ekspertët thonë se konsumimi i dy kafeve në ditë e rrit akoma më tepër këtë rrezik.

Ajo çka vlen të theksohet është se ky fakt përbën rrezik edhe nëse kafeina konsumohet nga të dy palët, pra jo vetëm nga gratë. Kjo vjen si pasojë e spermatozoideve që transmetohen gjatë aktit tek partnerja.
Gratë të cilat kanë një shtatëzani të hershme kanë më shumë shanse për të abortuar. Ato të cilat konsumojnë multivitamina para dhe pas shtatëzanisë e ulin deri diku rrezikun.

Shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shëndetit vunë gjithashtu në dukje se gratë që pijnë dy pije me kafeinë gjatë shtatë javëve të para të shtatzënisë, kanë më shumë gjasa për të abortuar. Ata rekomandojnë që çiftet të ulin konsumin e kafeinës,në momentin që planifikojnë të bëjnë një fëmijë.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559