INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i kafes në Shqipëri. Të fundit në rajon, pimë 3.1 kg kafe në vit

Konsumimi i kafes në Shqipëri. Të fundit në rajon, pimë 3.1 kg kafe në vit

Publikuar më: 15:27 03-01-2018

Shqiptarët shpesh akuzohen se konsumojnë shumë kohë nëpër kafene, akuzë e cila shpesh nuk është e pavend. Por koha e harxhuar në kafe duket se nuk korrespondon me sasinë e konsumimit të kafes nga shqiptarët. Megjithëse që prej vitit 2011 importi i sasisë së kafes është rritur, sërish shqiptarët nuk janë ata që konsumojnë më shumë kafe, përkundrazi. Sipas një studimi të kryer nga Euromonitor International, rezulton se qytetarët shqiptarë janë të fundit në rajon për sa i përket konsumit për frymë. Në raport thuhet se në Shqipëri është rritur importi in sasisë së kafesë me 0.1% ndryshe nga shifrat që i përkasin vendeve të tjera të rajonit të cilët janë më të larta se sa ato të vendit tonë. Ndërkohë nga të dhënat e përpunuara, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.

Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë. Ndërkohë ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave, ku vendi i parë në botë për konsumin e kafesë i përket Finlandës me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit.

Article Logic
Execution time: 0.0023269653320312