INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i marijuanës para moshës 17 vjeçare shkakton dëme të jashtëzakonshme në këtë organ

Konsumimi i marijuanës para moshës 17 vjeçare shkakton dëme të jashtëzakonshme në këtë organ

Publikuar më: 16:05 28-01-2017

Bazuar në një studim të fundit, marijuana është më e dëmshme nga sa mendohej nëse konsumohet para moshës 17 vjeçare. Marijuana është shumë e dëmshme për trurin e një adoleshenti.

Kohët e fundit ka patur një rritje të numrit të duhanpirësve  ku 1/3 e të rinjve janë përdorues të drogës para se të arrijnë moshën 15 vjeçare.

Dhe sipas një studimi të kryer në Universitetin e Montreal në Kanada me 294 djem adoleshentë  të marrë në studim, rezultoi sen 43% e tyre e konsumonin duhanin gjatë gjithë vitit ndërsa pjesa tjetër vetëm disa herë në vit.

Djemtë e  moshës 20 vjeçare thanë se ishin ende përdorues të drogës  dhe ata që e kishin nisur ta konsumonin që herët, kishin një kujtesë afatshkurtër dhe memorie të dobët. Pirja e kanabisit gjatë adoleshencës ishte e lidhur me vështirësitë e mëvonshme në aftësitë verbale dhe ato njohëse. 

Article Logic
Execution time: 0.0017361640930176