INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumoni kafeinë gjatë shtatzanisë? Kujdes, rrezikoni të rrisni fëmijë obezë

Konsumoni kafeinë gjatë shtatzanisë? Kujdes, rrezikoni të rrisni fëmijë obezë

Publikuar më: 13:55 24-04-2018

Gratë shtatëzana që konsumojnë kafe kanë më shumë gjasa që të rrisin fëmijë obezë. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Norvegji.
Pavarësisht se nënat kujdesën që përgjatë periudhës 9 mujore të jenë të kujdesshme me duhanin pijet alkoolike, dhe dietat ushqimore duhet ti kushtojnë më shumë rëndësi dhe sasisë së kafeinës që konsumojnë.
Udhëheqësi i studimit Eleni Papadopoulou bazuar në studim raporton se gratë që konsumojnë mbi 300 miligram kafeine në ditë rrezikojnë me 75% që të lindin një fëmijë të disponuar ndaj obezitetit në krahasim me gratë e tjera.
Ekspertët sqarojnë se kafeina nuk gjendet vetëm tek kafeja por dhe tek çaji i zi, pijet energjike, çokollatat prandaj nënat duhet të monitorojnë sasinë që konsumojnë që të mos rrezikojnë shëndetin e fëmijës së tyre, shkruan intv.al
Studiuesit monitoruan mbi 50 mijë gra norvegjeze dhe fëmijët e tyre përgjatë viteve 1999-2008. Në përfuhndim të studimit 10 vjeçar të dhënat treguan se obezitetit te fëmijëve që kishin konsumuar kafeinë që para se të lindin shfaqej që në tre vitet e para të jetës.
Udhëheqësi i studimit këshillon nënat që në dietat ushqimore duhet ti kushtojnë një rëndësi të madhe dhe kafeinës pasi rrezikojnë të kenë fëmijë obezë. Sipas mjekëve obeziteti që shfaqet që në vitet e para të jetës është më i vështirë për tu kuruar dhe sjell një sërë pasojash të tjera negative për shëndetin./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045