INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumoni makarona në darkë! Redukton stresin e pagjumësinë

Konsumoni makarona në darkë! Redukton stresin e pagjumësinë

Publikuar më: 17:32 08-03-2019

Me siguri shumë prej jush mundoheni të evitoni një pjatë me makaraona duke menduar se ndikon në shtimin e kileve. 

Sidomos në mbrëmje mendoni se ato do të ndikojnë edhe në gjumin tuaj.Por duket se me kalimin e kohës edhe mitet thyhen.  Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore The Lancet Public Health nënvizon  se të hash makarona në vaktin e mbrëmjes në fakt nuk ju shëndosh aspak dhe për më tepër ju ndihmon që të shpëtoni nga pagjumësia. Kjo ndodh sepse makaronat ndihmojnë në sintezën e serotoninës dhe melatoninës duke bërë që të thithet më mirë triptofani një aminoacid që përdoret për biosintezën e protesinvae dhe në këtë mënyrë ndihmon në relaksim dhe favorizon gjumin.

Studimi nxori në pah se një pjatë me pasta  mund të konsumohet në orët e fundit të ditës sidomos në kohën kur jemi të stresuar  dhe vuajmë nga pagjumëisa.  Një studim i fundit italian ka zbuluar se, edhe pse përmbajnë karbohidrate, makaronat nuk të shëndoshin. Kjo është e vërtetë kur shoqërohen nga një dietë mesdhetare e pasur me perime dhe vaj ulliri.

Nëse konsumohen në mënyrë të tillë, ndikojnë në një ulje të lehtë të Masës së Indeksit Trupor. Kërkuesit shkencorë italianë kanë analizuar dietat e më shumë se 23 000 personave.

Ata i kërkuan pjesëmarrësve në studim që të mbanin shënim gjithçka që konsumonin gjatë ditës e më pas u pyetën nëpërmjet telefonit mbi dietën e tyre.Sasia e makaronave që kishin konsumuar gjatë ditës u standartizua dhe u krahasua me Masën e Indeksit Trupor. Studiuesit dolën në përfundimin se nuk kishte asnjë lidhje mes ngrënies së makaronave dhe rritjes së peshës trupore.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041