Tashmë nuk ka më dyshime, Antonio Konte është zyrtarizuar si trajneri i ri i Çelsit.
Lajmi që përflitej prej kohësh është konfirmuar në faqen zyrtare të Bluve të Londrës në internet.
46-vjeçari ka firmosur një kontratë trevjeçare, por do të marrë “timonin e anglezëve vetëm pas Kampionatit Evropian të Francës, ku ai do të tentojë të udhëheq Italinë drejt trofeut prestigjioz.
“Çelsi bën me dije ardhjen e Antonio Kontes si trajner i skuadrës së parë. Konte, që është aktualisht trajner i kombëtares italiane, ka firmosur një kontratë trevjeçare. Ai do të nisë punë në Londër në përfundim të ‘Euro 2016’-s”.
Çelsi ishte në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Hoze Murinjos, ndërkohë që ky post mbahej përkohësisht nga Gus Hiding.