Operacioni i koduar “Kontenieri” i zhvilluar nga Antidroga e Durrësit ka vënë në pranga një person të cilin e ka kapur me 89 kg Cannabis Sattiva, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
U arrestua në flagrancë shtetasi:
•Arben Balliu 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë
Ditën e djeshme, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.