INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrabandë me sheqer dhe kikirikë, arrestohen 2 doganierë

Kontrabandë me sheqer dhe kikirikë, arrestohen 2 doganierë

Publikuar më: 10:51 14-02-2017

Goditet një grup kontrabandistësh. Sipas të dhënave të policisë dy doganierë të pikës së kalimit kufitar të Muriqanit janë vënë në pranga për shpërdorim detyre.
Sipas policisë Arlind Mitku, 28 vjeç dhe Gazment Kruja 42 vjeç, doganierë në këtë pikë dhe shtetasi Altin Okaj, 42 vjeç janë arrestuar për kontrabandë mallrash, në sajë të operacionit të koduar “Bitter Sugar”.
Okaj ka kaluar pa iu nënshtruar procedurave doganore rreth 13 thashë sheqer, me peshë 650 kg dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg. Kanë qënë dy doganierët që kanë lejuar kalimin e mjetit pa iu nënshtruar procedurave.
Ndaj Okajt rëndon akuza e kontrabandës me mallra të tjerë, ndërsa ndaj dy doganiereve ajo e kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore dhe shpërdorimi i detyrës.
Të arrestuar janë:
• Altin Okaj 42 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.
• Gazment Kruja 42 vjeç, me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.
• Arlind Mitku 28 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan,banues në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Altin Okaj, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” neni 174 i Kodit Penal dhe për shtetasit Gazmend Kruja dhe Arlind Mitku per veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen veprimtarinë doganore” “Shpërdorim i detyrës” neni 175 dhe 248 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217